Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur në Gjakovë.

Gjithçka ka ndodhur para rreth një ore, teksa policia e ka konfirmuar rastin.

Sipas policisë, gjendja momentale e viktimës është stabile.

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, kanë thënë nga Policia.

Lexo edhe:  Shaqiri: Nëse shënoj gol, nuk do të festoj për respekt ndaj Kosovës