Krivaqa: Kisha dashtë me e kthy kohën pas, kërkush s’e ka deshtë të ndjerën ma shumë se unë
Dardan Krivaqa, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, është shprehur i penduar për atë që ka ndodhur.
Ai ka thënë që do të dëshironte që ta kthente kohën pas duke pohuar se ndien keqardhje për të gjithë ata që i ka lënduar.
“Shpreh keqardhje, m’vjen keq për çkado që ka ndodh edhe që i kom lëndu”, ka thënë Krivaqa në gjykatore.
“Ckado që thom nuk ka vlerë. Ma shumë se unë që e ka deshtë të ndjerën s’e ka deshtë kërkush”.
“Me pasë mujt me e kthy kohën mas krejt, kurrgjo s’kisha dashtë ma shumë”.