Shqetësuese: Dy fëmijë kapen me narkotikë në Gjilan, 13-vjeçarit ia gjejnë 4 qese me marihuanë

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë, të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. E çka e bën edhe më shqetësuese, është fakti se të dyshuarit shpeshherë janë edhe të moshave të mitura, raporton Gazeta.

Një rast i tillë është zbuluar dje në rrugën ‘Muharrem Kurteshi’ në Gjilan, ku Policia ka kapur mat dy të mitur të cilët dyshohet se po konsumonin cigare të mbështjella me lëndë narkotike.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit, te njëri prej të dyshuarve është gjetur një sasi e substancës narkotike marihuanë, ndërsa te 13-vjeçari janë gjetur katër qese me substancë të dyshuar narkotike, po ashtu të llojit marihuanë.

13-vjeçari nuk është intervistuar për shkak të moshës së tij të vogël, ndërsa i mituri tjetër ka dhënë dëshminë e tij në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Lexo edhe:  “700 euro me m’ jep rrogë këtu, n’ven e la Gjermaninë”, mërgimtari thirrje qeverisë