Gjarpri i gjatë afër 1 metër e gjysëm ‘shëtitet’ rrugëve në mes të qytetit në Prishtinë, ishte nisur drejt Parlamentit

Një gjarpër me gjatësi rreth 1 metër e 40 centimetra është parë sot nga qytetarët teksa po zvarritej rrugëve të qytetit në Prishtinë, njofton “Mitropol”.

Qytetarët hasën gjarprin tek rruga pranë “4 Llulave” gjersa pi shkonte drejt Parlamentit të Kosovës.

I menjëhershëm ishte reagimi i kalimtarëve të cilët e mbytën gjarprin me qëllim që të mos shkaktonte dëme tek kalimtarët e tjerë.

Qytetarët e futën gjarprin e ngordhur në një paketë dhe e larguan prej aty.

 

 

Lexo edhe:  Gruaja e biznesmenit Bedri Rexhepi: Nuk e kisha menduar asnjëherë se Bedriu mund të vdes nga duart e Jetonit