Shtrenjtohet nafta për javën e katërt radhazi

Në katër javët e fundit çmimi i naftës është ngritur nëpër tregjet ndërkombëtare.

Kjo ka ndodhur pas shqetësimeve në rritje për furnizim të pamjaftueshëm në muajt në vijim dhe zhvillimeve në luftën Ukrainë-Rusi.

Çmimi për barrel në tregun londinez ka regjistruar ngritje prej 1.2 përqind, në 81.07 dollarë, derisa në tregun amerikan një barrel është tregtuar me çmim 77.07 dollarë, që është çmimi më i lartë që nga prilli, raporton Reuters, përcjell KlanKosova.tv.

Lexo edhe:  Leposaviq, një person raporton se dy të maskuar e kanë sulmuar dhe ia kanë hequr targat