Sulmoi vëllain e Geta Beqës, ky është gjakovari me dosje të trashë që u arrestua për këtë rast

Ilir Beqa, vëllai i Bodybuilderës së njohur kosovare, Geta Beqa-Ahmeti – është sulmuar fizikisht nga katër persona në afërsi të lokalit të tij në Gjakovë.

Përleshja mes tyre ka ardhur si pasojë e një konflikti që ka pasur viktima me njërin nga të dyshuarit, e më pas është sulmuar nga grupi prej katër personave.

Gazeta Insajderi ka mësuar së njëri nga sulmuesit, si i dyshuari kryesor është Kreshnik Abrashi, emri i të cilit është i njohur për policinë.

Dosja e tij kriminale, të cilën e kishte sjell për publikun Insajderi, përmban disa veprimtari ilegale siç është bixhozi, mbajtja e armës pa leje, kanosje dhe lëndime trupore.

Gjakovari, Kreshtin Abrashi është arrestuar të dielën pas kanosjes që ka pasur me të dëmtuarin, Ilir Beqa pas një përleshje fizike mes tyre.

Gazeta Insajderi mëson se Beqa ka pësuar lëndime të rënda trupore ku është trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës e më pas është dërguar në QKUK.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se hetimet kanë nisur për veprat “Kanosje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Si ndodhi përleshja

Viktima ka deklaruar në Polici se “pas një mosmarrëveshje verbale me djalin e të dyshuarit (Kershnik Abrashi), i dyshuari së bashku me dy djemtë e tij dhe vëllain e tij ka shkuar dhe e ka kanosur  me fjal Ilir Beqën, kurse djali i të dyshuarit ( i cili është i mitur) e ka sulmuar me grushta në fytyrë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, frakturë në nofullën e majtë“.

Kush është Kreshnik Abrashi

Këtë vit, Kreshnik Abrashi, shef i Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë u arrestua për organizim të bixhozit ilegal. Ai do të lirohej shumë shpejt për t’u kthyer në punë. Por një hulumtim i Insajderit zbulon që ky nuk ishte as rasti i parë e as i fundit i tij duke rënë ndesh me ligjin. Cila është dosja kriminale e Abrashit? Në sa raste u dënua e në sa raste është nën hetime?

Lexo edhe:  Mërgimtari nga Skënderaj bën gjestin e mirë për familjet e policëve të kidnapuar, u dhuron para

Më 16 prill të këtij viti shefi i Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë, Kreshnik Abrashi ra në prangat e Policisë së Kosovës. Në lokalin e tij që ndodhet në rrugën “Izet Hima” në Gjakovë u zunë lojëra të fatit. Veprimtari kjo e ndaluar me ligjet e Kosovës.

Gjatë kontrollit të Policisë i kishin gjetur gjashtë aparate të lojërave të fatit Apex.

Por, ky nuk është rasti i vetëm kur Abrashi ka rënë ndesh me ligjin.