Rrahje e therje me thikë: Një person dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Gazeta Sinjali raportoi të dielën për një rrahje brutale që ndodhi në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë, ku si pasojë një person ka mbetur i therur me thikë.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari 34-vjeçar ka goditur viktimën me mjetin e mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për R.S, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Ai po dyshohet se e ka sulmuar 25-vjeçarin, duke e goditur me thikë në dy duart dhe për pasojë i riu u dërgua në Emergjencë për trajtim. Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Telefon e dhëmbë: Çka përpijnë më shumë kosovarët, flasin gastrologët në QKUK