E reja në Gjakovë në hall nga i dashuri i saj, e kërcënon se do t’ia postojë fotot intime
Konfliktet që ndodhin në rrjete sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë.
Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve. E këta të fundit në shumë raste i kërcënojnë ato në forma të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
Në hall nga i dashuri i saj është edhe një vajzë në Gjakovë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Sinjali mëson se 27-vjeçarja ka deklaruar se i dashuri i saj po e kërcënon me fjalë të ndryshme, duke i thënë se do ia publikojë disa fotografi të saj intime, të cilat ai i posedon.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 36-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.