Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të kemi përmirësim gradual të motit. Më shumë vranësira parashihen në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të kemi intervale kohore me diell, ndërsa temperaturat do të fillojnë të rriten.

Ajo maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Fronti i ftohtë sonte gjatë natës dhe nesër do të përshkojë edhe Shqipërinë duke kushtëzuar rrebeshe kalimtare lokale shiu, ndërsa nesër gjatë ditës ose pasdite do të pasojë përmirësimi i motit.

Të premten na pret mot kryesisht me diell, stabil dhe i ngrohtë në tërë rajonin. Parashihen intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale.

Nga e shtuna parashihen intervale kohore me diell, por edhe vranësira dhe rrebeshe lokale shiu orëve të pasdites me vetëtima dhe bubullimë të cilat më intensive do të jenë të dielën ku do të përfshijnë shumë pjesë të rajonit e nganjëherë edhe viset bregdetare.

Lexo edhe:  ​Sulmohet vetura e qytetarit serb në veri të Kosovës, brenda kishte fëmijë