Lëndohen dy të rinj pasi u futën me veturë në oborrin e një shtëpie

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Burime bëjnë me dije se automjeti “Audi’ me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Selman dhe Ervin Xeka, përkatësisht 17 dhe 20-vjeç është përplasur me murin e një shtëpie.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital

Lexo edhe:  Lirohen asamblisti i VV-së dhe dy të dyshuarit e tjerë që u kapën me Policinë në Prizren, Gjykata refuzon paraburgimin