Tenton ta largoj me dhunë gruan nga shtëpia, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar ta largoj me dhunë gruan nga shtëpia, raporton teve1.info

Sipas raportit policor, pas intervstimit të palëve, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 28.03.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta largoj me dhunë viktimën femër kosovare nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Bie çmimi i derivateve, kaq kushton sot nafta dhe benzina