Bekim Haxhiu i quan VV-në tradhtarë: Unë jam bashkëluftëtar i Adem Jasharit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në deklarimin e tij në Kuvend foli për përgjimin e Mimoza Kusarit të VV-së me Slavko Simiqin e Listës Serbe.
Pasi edhe emri i tij u përmend në këtë përgjim, Haxhiu tha se Albin Kurti i ka kërcënuar deputetët e VV’së të mos votojnë për trustin, raporton Insajderi.
“Kurti duhet të na tregojë se kujt po i shërben, a po i shërben Vuçiqit përmes Radojiçiqit. I mbani mend testet për covid që i pranoi nga Serbia. Kosovën e çojë drejt izolimit e serbëve po ua mundëson autonominë në veri. Sot ai duhet të na tregoj për takimin në 17 janar në Binç me serbët, me kënd është takuar dhe pse”, theksoi Haxhiu.
Duke ironizuar me pyetjen e Kusari “kush është Bekim Haxhiu”, ai tha se është bashkëluftëtar i Adem Jasharit.
“A e din ti kush është Bekim Haxhiu – është bashkëluftëtar i Hamëz e Adem Jasharit, i Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Luftëtar i lirisë. Sa herë na shani te armiku na bëni nder ju jeni tradhtarë dhe trushpërlarë”.