U bënë prindër, Einxhel dhe Dagz marrin një vendim të rëndësishëm

Kosova është vendi ku do jetojnë përfundimisht Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, bashkë me djalin e tyre Trev.

Lajmin e ka zbuluar për ndjekësit e saj vetë Einxhel në një postim në Instagram, ku ka falenderuar publikisht vëllain e saj për ndihmën e suportin gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së djalit të saj, Trev.

Mes të tjerash, moderatorja shkruan se ai e ka ndihmuar me të gjitha gjërat për tu shpërngulur në Prishtinë, madje thekson dhe sakrificën e vëllait që bëri gjatë atyre ditëve.

Kujtojmë se edhe në një intervistë para disa muajsh, Einxhel la të kuptohet se do ishte Prishtina vendi ku ajo dhe familja e saj do jetonin. Ajo madje tha se ka edhe disa projekte në plan atje, por nuk i ka zbuluar ende.

Ne mbetemi në pritje të këtyre projekteve!

Lexo edhe:  Azemi: Nuk më ka nxjerr publiku jashtë, kam fakte – është dikush që s’më deshi aty brenda