Besimtar i devotshëm, ky është babai që u mbyt bashkë me dy djemtë e mitur dje në Kavajë
Elvis Halilaj është 50-vjeçari i cili ditën e djeshme humbi jetën tragjikisht në tentativë për të shpëtuar djemtë e tij të mitur.
13 dhe 15-vjeçari ishin futur për t’u larë në plazhin e Vilë-Bashtovës kur i ati detektoi se po kërkonin ndihmë pasi ishin duke u mbytur në det.
Tragjikisht ata të tre gjetën vdekjen teksa dëshmitarët nga vendngjarja raportuan se ka qenë mungesa e rojeve bredgetare dhe vonesa e ambulancës që asistuan në humbjen e tre jetëve.
Trupi i Halilajt ishte i pari që doli në breg. Mësohet se ai ishte praktikant i fesë Islame, një mysliman i devotshëm e shumë i respektuar në xhaminë e Xhurës.