Motoçiklistët që erdhën nga Serbia u kthyen mbrapshtë në pikën kufitare në Jarinjë

Dhjetëra motoçiklistë të cilët ishin nisur nga qytete të ndryshme të Serbisë në drejtim të Kosovës, janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Në drejtim të kësaj pike kufitare janë vendosur edhe automjete të blinduara të Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Paparacin se motoçiklistët janë shpërndarë dhe shumë shpejt do të largohen nga Jarinja edhe njësitet policore.

“Motoçiklistët të cilët kanë ardhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, janë shpërndarë. I kemi njoftuar se nuk mund të hyjnë në Kosovë. Shumë shpejt do të largohen edhe njësitet policore nga aty”, ka deklaruar Elshani.

Lexo edhe:  Mjeku Vojvoda përfundon në qeli për 48 orë pasi dyshohet se e sulmoi seksualisht pacienten në Vushtrri