Aksident në Deçan, katër persona dërgohen në QKUK

Sot rreth orës 09:50 ka ndodhur një aksident në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit, me ç’rast janë lënduar katër persona.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduar kanë mbetur katër persona të cilët po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Rreth orës 09:50 policia është informuar për një aksident trafiku në Lëbushë – komuna e Deçanit. Kanë qenë të involvuara dy vetura, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe y nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Rugova për Sinjalin.

Lexo edhe:  Prishtinasja lajmëron në polici kolegun e punës, ia shpërndau numrin tek persona të tjerë