Lajmërohet vajza që u raportua e zhdukur në Prishtinë, thotë se ishte në pushime me të dashurin

Rastet kur vajzat largohen nga shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë jetesën në vende e me persona tjerë janë të shpeshta. Familjet e tyre janë ato që shqetësohen dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur vajzat, me frikën që mund të keqtrajtohen.

Kështu ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një person ka raportuar se rreth dy javë më parë, vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dinë gjë për fatin e saj.

Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme, vajza është paraqitur në stacion policor ku ka deklaruar se gjatë kohës kur nuk dihej për vendndodhjen e saj, ajo gjendej me pushime në Shqipëri.

Po ashtu ka njoftuar se tashmë do të vazhdojë jetën me të dashurin e saj dhe për këtë do t’i vë në dijeni edhe prindërit e saj.

Lexo edhe:  “Hajde zemër këtu”, Burimi e thërret Lejlën në shtrat