Shtime: Gjenden 9 mjete të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore

Kërkimi në çdo pëllëmbë dha rezultat.

Pas gërmimit me kujdes, vërehet mjeti shpërthyes që lajmërohet eprori.

Ky verifikon se predha që u gjet është e moçme dhe e pashpërthyer. Kjo është e nënta që Forca e Sigurisë hasi nga e diela kur nisi kërkimi këtu në rrugën “Skënderbeu” në Shtime.

Ato u nxorën aksidentalisht në sipërfaqe, kur një kompani po gërmonte për marrje zhavori dhe transportimin e tij në një tjetër lokacion.

Më pas njoftoi organet e sigurisë që bashkë me KFOR-in amerikan demoluan gjetjet të cilat mund t`i lëndonin.  Deri të pastrohet zona, policia ndali punën përreth perimetrit.

Lexo edhe:  Rritja e rasteve me nën-variantin Omicron, simptomat dhe paralajmërimi për masat