Polici i Kosovës që u lëndua gjatë arrestimit të kriminelit serb Llunit në Veri, po shkon drejt shërimit dhe rikthimit në detyrë
Ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar në mënyrë spektakulare kriminelin serb, të njohur si Lluni.
Njësitë elite në mes të ditës dhe në mes të turmës në Veri të Mitrovicës, pranë bustit të “Car Llazarit”, kishtin lidhur serbin në afat rekord, shkruan Jepi zë.
Lluni kishte qenë i shoqëruar edhe nga katër truproja të tij që nuk mundën të bëjnë asgjë dhe ta shpëtojnë liderin e tyre, shkruan jepi zë, pasi profesionalizmi i policëve të Kosovës ishte shumë i lartë dhe mjaft efikas.
Gjatë këtij intervenimi u lëndua polici i njësive elite, Rrezon Zeka, i cili lëndoi këmbën, ndërsa ai u vizitua nga Daut Haradinaj, i cili i uroi shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në krye të detyrës./ Jepi zë