Emocionon nipi i Calit me postimin prekës pas dënimit prej 26 vitesh për dajën e tij

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, është dënuar sot nga Dhomat e Specializuara me 26 vjet heqje lirie.

Akuzat që rëndonin mbi të ishin krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme dhe torturë.

Një tjetër reagim në orët e vona erdhi edhe nga nipi i “Calit”, Diamant Canolli.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përloti me fjalët prekëse, duke thënë se sot ishte një nga ato ditët kur kishte mbetur pa fjalë.

“Askush nuk mund ta dënoj luftën e tij të pastër e mbi të gjitha jo në emër të popullit për të cilin ai luftoi për t’u çliruar”, shkroi ndër të tjerash Canolli.

Postimi i plotë:

Nese naj here jom mbet pa fjale dhe pa ze sot e perjetova kete ndjenje.

Sot daja Cal ka qene me madheshtor e me i forte se kurre. Lufta e tij ka qene e dinjitetshme dhe e pastert e arsyeja pse ne sot jemi te lire eshte fale tij.

Askush nuk mund ta denoj luften e tij te paster e mbi te gjitha jo ne emer te popullit per te cilin ai luftoi per tu çliruar.

Daj, JO NE EMRIN TIM.

Lexo edhe:  Vuçiç-it ia vendosin përballë hotelit flamurin e Kosovës dhe atë “Autochthonous”