Dy oficerët e ri nga Mitrovica që diplomuan sot, Fitim Kahrimani dhe Muhamet Haliti

Sot diplomuan shumë oficerë të ri në Akademinë Ushtarake të Kosovës.

Ndër ta ishin edhe dy të rinjë mitrovicas, Fitim Kahrimani e Muhamet Haliti, përcjell Jepi zë.

Oficeri i ri Fitim Kahrimani është me prejardhje nga fshati Qabër, ndërsa Muhamet Haliti nga fshati Bistricë.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre, ata u përcollën nga shumë familjarë të cilët u shprehën krenar me arritjet e fëmijëve të tyre.

Lexo edhe:  Mitrovicasi ‘fatlum’, Policia i kap brenda disa orësh hajnat që vodhën në shtëpinë e tij – ia kthejnë gjësendet