Lajm i hidhur: Vdes ish drejtori i Trepça Komercit, fabrikës së municionit dhe biznesmeni i njohur mitrovicas

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare ish drejtori i Trepça Komercit, Remzi Jolla.

I ndjeri për një kohë të gjatë kishte punuar edhe në fabriken e municionit, duke e udhëhequr me mjaft sukses, shkruan Jepi zë.

Pas largimit nga puna ai kishte vazhduar të merrej edhe me tregti duke u bërë një biznesmen i suksesshëm.

I njohur si “xhaxhi Bizi” ka gëzuar një respekt të madh tek qytetarët, kolegët dhe familjarët e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë me kohën e xhumasë, në ora 13:00./ Jepi zë

Lexo edhe:  Drejtori i Policisë: Mund të kishte viktima në veri, arritëm në njëfarë forme të garantojmë siguri