Dy vushtrrias tregohen të “fortë”, sulmojnë fizikisht katër policë, njërin e bëjnë për spital

Një mosmarrëveshje ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në rrugën “Eqrem Qabej” në Vushtrri, ku si rezultat ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Dy persona të dyshuar të përfshirë në mosmarrëveshje, fillimisht nuk i kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, ku pastaj edhe i kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht katër prej tyre.

Nga plagët e marra, njëri nga zyrtarët policor ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast, në raportin 24-orësh është bërë e ditur se të dyshuari janë arrestuar, derisa me rekomandim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës” dhe “Kanosje”.

“Rr. Eqrem Qabej, 13.05.2023 – 22:50. Zyrtarët policor i janë përgjigjur thirrjes në një rast të mosmarrëveshjes. Ku më pas dy të dyshuar meshkuj kosovarë fillimisht nuk kanë i kanë përfillur urdhëratë e zyrtarëve policor, pastaj i kanë kanosur e më pas i kanë sulmuar fizikisht katër zyrtarët policor. Njëri nga zyrtarët policor ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Pasi u bind të qëndroi edhe 24-orë, Gani Gërmia nuk i ndahet birrës, e pi një në “Dhomën e Sekreteve”