Ndihmohen 45 familje me jetimë me nga 100 dollarë, ndihmë nga bashkatdhetarët në Chicago
45 familje me jetim janë ndihmuar me nga 100 dollarë për festën e Kurban Bajramit.
Ky ishte donacion nga shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” në kuadër të Qendrës Islamike Shqiptaro-Amerikane në Chicago, shkruan Jepi zë.
Kështu ka njoftuar shoqata “Bereqeti” dega në Mitrovicë.
Postimi:
Përfituan 45 jetimë , ku secilës familje iu dhuruan nga 100 dollar, donacion nga shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” ne kuadër të Qendrës Islamike Shqiptaro-Amerikane në Chicago.
Individualisht mund të bëjmë pak, por së bashku arrijmë shumë.
Bamirës, Zoti ju shpërbleftë me të mirat e Tij.