Mes viktimave në Cetinë edhe dy fëmijë, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar
Prokurorja në Mal të Zi, Andrijana Nastiq, ka deklaruar se në mesin e të vrarëve në tragjedinë e some në Cetinë janë edhe dy fëmijë, dhe se sipas dyshimeve fillestare, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar dhe jo nga policia, siç është raportuar më parë.
Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi 34-vjeçari i quajtur Vuk Borilloviq ka qëlluar kalimtarët në rrugë.
2 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa katër të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Qendra Emergjente e KCCG tha për TVCG se një burrë u pranua me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.
Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.