FAST Kosova me aksion në disa lokacione, arrestohen dy persona të kërkuar nga autoritetet në Itali

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai tha se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet italiane.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një  peracion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë. Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane”, tha ai.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot