Escobar dhe Lajçak: Policët, pavarësisht a janë kidnapuar apo arrestuar, të lirohen menjëherë

Emisari Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar nga Washingtoni kanë folur për tensionet e fundit në Kosovë.

Pjesë e këtij diskutimi ka qenë edhe lirimi i policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe në komunën e Leposaviqit, shkruan Paparaci.com.

Lidhur me këtë çështje, Escobar dhe Lajçak janë pyetur lidhur me faktin nëse ka një afat për lirimin e tyre. Escobar lidhur me këtë ka thënë se ata duhet të lirohen “menjëherë”.

“Do të thoja menjëherë. Pavarësisht a janë kidnapuar ose e kanë gjetur vetën gabimisht në territorin e Serbisë, ata nuk kishin qëllim të ishin atje dhe kështu ata duhet të kthehen në familjet e tyre menjëherë”, tha Essobar.

“E ndaj mendimin e njëjtë”, tha Lajçak i pyetur se çfarë mendon lidhur me këtë çështje.

Në anën tjetër, është përmendur se Kosova dhe Serbia duhet të deeskalojnë situatën dhe të kthehen në dialog.

Lexo edhe:  Lajm i keq: “Çmimi i derivateve është në rritje”