Rriten çmimet e hoteleve në Jug, në Dhërmi-Himarë deri në 1500€ për vila

Çmimet e hoteleve në jug të Shqipërisë janë rritur mesatarisht me 30% krahasuar me një vit më parë.

Sezoni turistik i këtij viti ka nisur me çmime fjetje nga 40 euro më i liri deri në 600 euro për natë.

Koston më të lirë për të pushuar në pjesën e detit Jon e gjen në Vlorë.

Për shkak të ofertës së lartë nga numri i madh i hoteleve dhe apartamenteve në bregdetin e qytetit mund të flesh duke shpenzuar 40 euro në hotele larg bregut dhe deri në 500 euro nëse merr një hotel të mirë buzë detit.

Apartamentet në Vlorë kushtojnë nga 50 deri në 300 euro nata.

Vilat shkojnë nga 450 deri në 560 euro nata për muajin gusht.

Çmime të ngjashme me Vlorën ofron edhe qyteti i Sarandës.

Në Sarandë mund të flesh në hotel duke paguar 60 euro për natën, por nëse kërkon hotel me standarde dhe në një zonë të mirë çmimi shkon 400 euro nata, raporton Euronews.

Por hotelet më të shtrenjta ndodhen në Dhërmi, Jalë, Himarë, Borsh dhe Qeparo.

Të flesh në kamp kushton 20 deri në 30 euro.

Në hostel 40 deri në 50 euro, ndërsa hotelet nisin nga 70 deri në 600 euro.

Zemra e jugut, plazhet në Dhërmi dhe Himarë sot ofrojnë edhe vila dhe apartamente, çmimet e të cilave nisin nga 350 euro në natë deri në 1500 euro.

Me këto çmime jugu imund të krahasohet shumë mirë me vendet më të frekuentuara të bregdetit të Greqisë siç është Mykonos, apo me Ibizën e Spanjës, Sardenjën e Italisë dhe jugun e Francës.

Lexo edhe:  E rëndë: Mjeku që vdiq dje para një viti kishte diplomuar, ndërsa ishte fejuar tre muaj më parë