Rasti i pazakontë: S’i ktheu 3500 euro, rrëmbehet borxhliu (VIDEO)

Marrja e 3 mijë e 500 euro borxh i ka kushtuar mjaft shumë një 22 vjeçari nga Prishtina.

Ai dyshohet se u grabitë me forcë nga tre persona, derisa u kërcënua duke u rrahur.

Siç mëson Klan Kosova, tre të dyshuarit, viktimën e dërguan tek Liqeni i Badovcit, në pikë të natës dhe e mbajtën për disa orë rresht, duke e kërcënuar edhe duke i bërë presion për t’ua kthyer borxhin.

Pas kësaj ndonëse nën kanosje se do t’i shkohet edhe në shtëpi, viktima u lëshua i lirë në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Prej këtu i njëjti u nis drejt e në polici, të enjten.

“Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person për 48 orë për vepren penale të rrëmbimit dhe lëndimit trupor dhe ndaj të njëjtit prokuroria do ti ndërmerr të gjitha masat..”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes farmacisti i parë në Mitrovicë, i njohur si "Arapi"