Aksidenti i rëndë në Prishtinë: Motoristi në gjendje të rëndë, arrestohet shoferi i Golf 2-shit
Motoçiklisti që u përfshi të shtunën në një aksident trafiku në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktima po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa shoferi i veturës që e goditi është arrestuar.
Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, kur shoferi i veturës me targa vendore dyshohet se ka përplasur motoçiklistin, duke i shkaktuar kështu plagë serioze.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, ndërsa i dyshuari është prangosur.
Sinjali mëson se pas shoqërimit në stacion policor, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.