Vetura e Liburn Aliut sulmohet nga serbët në Leposaviq, gjuhet me ngjyrë të kuqe
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, është larguar pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të xhipit të ministrit.
Aliu ka vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.
Ndërkohë, serbët për të 16-ën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviq, ku po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga ajo pjesë.