Inspektorati i Punës në aksion, pas vdekjes së 60 vjeçarit në Skenderaj, vendos shiritin disa objekteve në ndërtim!

Inspektorati i Punës bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët në Skenderaj, për inspektimin e vendpunishteve, me çrast kanë ndërprerë punimin për disa kompani ndërtuese.

Burimet e 02 Press brenda Inspektoratit të Punës konfirmojnë se është vendosur shiriti për ndalimin e punimit në disa kompani të ndryshme, pas inspektimit të bërë.

Siç merr vesh 02 Press, Inspektorati i Punës ka gjetur se siguria në vendpunishtet e inspektorua ka qenë nën kriteret minimale, ku është konstatuar me rrezikshmëri të lartë për punëtorët, në mungesë të skelarisë dhe elementeve tjera përcjellëse të sigurisë.

Aksioni është zhvilluar rreth orës 10:00 gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë sot 02 Press raportoi se është arrestuar pronari i kompanisë ku humbi jetën Ramadan Ramadani, 60 vjeçar.

Arrestohet pronari i kompanisë ku punonte 60-vjeçari që humbi jetën në Skenderaj

Lexo edhe:  Graçanica i bindet Listës Serbe, ulë flamurin në gjysmë shtizë