Rrebeshe shiu e bubullima, parashikimi i motit për sot

Prishtina Weather ka njoftuar se sot priten vranësira dhe reshje lokale shiu, vende-vende dhe në formë rrebeshesh me bubullima.

Temperaturat minimale zbresin në 15C deri 17C, e maksimalet shkojnë në 27C e 28C. Era do të fryjë nga jugu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

“Vransira dhe reshje lokale shiu parashihen në vend ditën e premte, aty këtu edhe në formë rrebeshesh me bubullima, kryesisht pasdite. Temperaturat minimale zbresin në 15C deri 17C, e maksimalet shkojnë në 27C e 28C. Era do të fryjë nga jugu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Mot i ligë do të përfshijë pjesët bregdetare nga veriu i Shqipërisë si dhe Malit të Zi, ku priten zhvillime të stuhive me reshje të dendura shiu dhe rrufe. Reshjet ka gjasa të jenë mjaft intenzive për të shkaktuar edhe përmbytje të shpejta në këto pjesë”, ka njoftuar PW.

Lexo edhe:  Pësoi sulm në tru: 33-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën tuaj financiare