Baraliu nga Amerika: Do t’i jap nga 250 euro për gazetaret që po raportojnë nga veriu
Analisti kosovar nga Amerika, Bleron Baraliu ka deklaruar se do t’i jap nga 250 euro për gazetaret gra nga Kosova e Shqipëria që po raportojnë nga veriu.
Këto shuma Baraliu tha në Politiko se do t’i ndajë për të blerë gazetaret mjete sigurie kur të raportojnë nga zonat e rrezikshme siç është veriu aktualisht.
“Më keni akuzuar që unë po flas nga Amerika e ju nga Prishtina. Tash, vajzat po raportojnë nga veriu ju nga studio. Të gjitha gratë e Kosovës e ato të Shqipërisë që kanë shku në veri dhe kanë raportuar nga atje, unë i kam obligim nga 250 euro shpërblim për të gjitha prej tyre që të blejnë mjete sigurie e çkado tjetër që ka nevojë.”, deklaroi Baraliu në Politiko.
Mbi 15 sulme të rënda ndaj gazetarëve janë raportuar në AGK vetëm gjatë tri ditëve të fundit nga protestat e dhunshme të serbëve në komunat e veriut.