Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare mësuesja Emine Maliqi

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare mësuesja nga Gjilani, Emine Jakupi Maliqi.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta Emine Jakupi Maliqi, në moshën 53-vjeçare.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet neser me drekë (në ora 13:00).

Kortezhi funeral niset nga rruga “Isa Kastrati”, ndërsa namazi për të ndjerën do të falet në Xhaminë e Madhe në Gjilan.

Njëherit ju falenderojmë te gjitheve qe kontribuan per mledhjen e fondeve per sherimin e motres tone.

Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi!”

Eminja ishte nënë e një fëmije 9-vjeçar dhe mësuese e qindra të tjerëve.

Ajo kishte një përjetuar një sulm në tru, i cili i mori jetën në moshë të re, derisa ishte në pritje për t’u transferuar në Tiranë, për një intervenim te neurokirurgu i njohur, Mentor Petrela.

Për këtë qëllim, në Gjilan kishte filluar një aksion për grumbullimin e mjeteve të nevojshme, por vdekja u tregua më e shpejtë se ne.

Lexo edhe:  “15 mijë para, 15 mijë pas vrasjes”, Naim Murseli pranon aktin monstruoz para hetuesve