“A po doni me mbrojtë krimin?” – Pamje nga protesta e banorëve të lagjes Gëzim Sahiti në Ferizaj
Banorët e lagjes Gëzim Sahiti në qytetin e Ferizajt janë mbledhur sot dhe kanë dalë për të bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie fillimit të ndërtimit të objektit 11 katësh i cili po bëhet në mes të shtëpive.
Në njoftimin e tyre lidhur me protestën, banorët thanë se qëllimi i tyre është ta njoftojë opinionin publik lidhur me situatën dhe të kërkojnë angazhimin e institucioneve për të ndërhyrë dhe gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.
Sipas tyre, zbatuesi i ligjit ka filluar të vendos pllakën kryesore të ndërtesës, pas pritur përgjigjen përfundimtare të institucioneve të nivelit të dytë.
Sinjali ka siguruar pamje nga protesta, ku shihet se situata është tensionuar mes banorëve dhe pjesëtarëve të Policisë, teksa dëgjohen edhe pyetjet se “a dëshirojnë ta mbrojnë krimin?”.
Të njëjtit kanë dalë dhe kanë bllokuar edhe qarkullimin e lirë të automjeteve që kalojnë në pjesën e nënkalimit “Bashkimi i Qytetit”.