Mes dhimbjes dhe lotëve varroset 4 vjeçari, Ylli Mehana, që u mbyt në kanalin e ujit

I jepet lamtumira e fundit fëmijut 4 vjeçar, Ylli Mehana, nga fshati Akrashticë e Komunës së Vushtrrisë.

Vogëlueshi kishte rënë në kanalin e ujit të Iber-Lepencit, pasi kishte dalur me bagëti ndërsa ishte gjetur në fshatin Bukosh nga ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së, shkruan Jepi zë.

Dhimbja është e madhe tek familja dhe të gjithë qytetarët që u preken shumë nga ky rast tragjik për familjen Mehana.

Edhe numri i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit ishte shumë i madh, ndërsa secili mundohej ta ngushëllonte familjen e vogëlueshit./ Jepi zë

Lexo edhe:  Ky është personi që vdiq në aksidentin me autobus në Prishtinë