Pas përfundimit të BBV, Sara Hoxha i ve njëherë e mirë kryqin Luiz Ejllit

Sara Hoxhës i kishte mbetur edhe një gjë për të bërë, në mënyrë që të përmbyllej e gjithë eksperienca e ‘Big Brother VIP Albania’.

Sot, ajo ka ndarë një video ku shfaqet duke i rënë me X fotos së Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë.

‘Kisha lënë diçka pa bërë’- thotë ajo teksa ndan momentin kur i bie me stilolaps fotos.

Kjo metodë u përdor për të gjithë banorët që u eliminuan apo larguan nga gara. E mesa duket për Luizin nuk u bë kjo në momentet e para, pasi i kishte kapur euforia e më pas festat.

Lexo edhe:  “Hashim Thaçi ka qenë veç turist në luftë”, Lushtaku komenton deklaratën e Haradinajt