Gjuajti me armë në drejtim të viktimës dhe u arratis, ky është 23-vjeçari që po kërkohet për tentim vrasjen në Prishtinë
Dy krisma armësh trazuan qytetarët në rrugën ‘Kajtaz Ramadani’ në Prishtinë mbrëmë pak para mesnatës. Pas një përleshjeje fizike, një person dyshohet se shtiu me armë në drejtim të një personi tjetër.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Shkëlqim Cakiqi, 23-vjeçar, i cili me të kryer veprën është larguar në drejtim të panjohur.
Në anën tjetër, viktima ka marrë lëndime truproe dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencë, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.