Nusja rrahet me vjehrrën pasi i kërkoi të mos jetojë më me të

Raportet mes vjehrrave dhe nuseve gjithmonë ka qenë problematik, saqë besohet se gratë  në këtë relacion assesi nuk mund të funksionojnë bashkërisht dhe për pasojë konfliktet në mes tyre janë të shpeshta. Të tilla raste që ndodhin në familjes kosovare jo rrallëherë eskalojnë në kanosje, akuza e përleshje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Kishnicë të Graçanicës, kur një grua dhe vjehrra e saj janë rrahur me njëra-tjetrën, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

Siç mëson Sinjali, gjithçka ka ndodhur pasi gruaja ka shprehur dëshirën që të mos e vazhdojë jetesën bashkë edhe me vjehrrën, duke e revoltuar këtë të fundit, e cila është shqetësuar se do të mbetet e vetme në shtëpi.

Fjalosja mes tyre ka eskaluar në dhunë fizike, ku për pasojë ato kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë përfunduar që të dyja në Polici.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre për veprën ‘Dhunë në familje’.

 

Lexo edhe:  Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës