Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen 4 persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur të mërkurën në fshatin Kishnicë, afër liqenit të Badocit.

Në këtë aksident të përfshira ishin tri automjete, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Ndryshim i motit: Reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulëta