Policia detyron shoferin e ‘Lamborghini’ që ta heq mbulesën e zezë në xhama

Policia e Kosovës e ka detyruar një shofer që ta largojë mbulesën e zezë në xhamat e veturës së tij “Lamborghini”

Kjo ngjarje ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas fotove që KALLXO.com i ka siguruar nga vendi i ngjarjes shihen disa zyrtarë policorë që i tregojnë shoferit të makinës së tipit Lamborghini që ta heq mbulesen e zezë nga xhamat e veturës.

Vetura ka qenë e ndalur në afërsi të semaforëve te “Mensa e Studentëve” në kryeqytet.

Shoferi është detyruar t’i largojë xhamat dhe më pas është liruar.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes një grua që u aksidentua në Prizren