Spiunazhja e inteligjencës ushtarake ruse s’lejohet të hyjë në Kosovë, Sveçla: Ka për qëllim destabilizimin e vendit

Kosova sot ia ka ndaluar hyrjen Daria Aslamovas, e cila nga shumë shtete është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse, duke vepruar si gazetare.

Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Ai tha se Aslamova ka tentuar të hyjë në Kosovë, një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri, duke përmendur edhe sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë në Liqenin e Ujmanit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe në fillim të javës së ardhshme