Mozzik intervistohet nga policia, dyshohet për këtë vepër
Mozzik, reperi nga Ferizaj, është intervistuar në Polici më 16 maj, pasi dyshohet se ka kërcënuar një person.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, Mozzik e ka kanosur me armë një person (emër i njohur për redaksinë), në afërsi të shtëpisë së viktimës, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin dhe eskaloi në kërcënime.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj reperit në drejtim të dy veprave penale “Kanosje” dhe “Përdorim i armës”.
Rastin e ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi kanosja nuk ka qenë e atij niveli shumë serioz. Kanosja ka ekzistuar mirëpo nuk ka qenë me seriozitet për rrezik se mund të përsëritet, prandaj nuk është ndaluar. Arma me leje është sekuestruar. Dy dëshmi i kemi lidhur me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar në këtë drejtim”.