“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete” – I moshuari nga Prishtina rrëfen problemin me familjen e Fitore Pacollit
Ismajl Veliu, 90 vjeçar rrëfeu problematikën me të cilën po përballet tash e dy vite me familjen e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Më saktësisht, bëhet fjalë për një pronë e që sipas Veliut janë të përfshirë edhe familjarët e deputetes Pacolli, vëllau Blerimi e babai Ramizi.
Për pronën që tashmë kanë probleme, Ismajl Veliu thotë se e ka blerë qysh para lufte, të cilën e ka punuar vazhdimisht. Por, tash e dy vite Ramiz Pacolli “i’a ka paralizuar tokën”.
Veliu thotë se bashë me nipin e tij e kanë takuar Ramiz Pacollin.
“Jam takuar me Ramizin, Ramiz a je i bindur që e kam blerë.. jam i bindur ka thënë, po unë e kam me letra”.
Tutje, ai tregoi se babai i deputetes, e ka kërcënuar atë.
“Në hava kam me të çu, se e kam çikën zv. e komandantit.. edhe e kam çikën deputete. E për këtë, Hysni Gërbeshin e ka organizu që me më rreh e me më mbyt me dru”, tha ai për Nacionale.
Ai na tregoi se edhe vajzat e tij kanë tentuar që të kontaktojnë me deputeten në fjalë në mënyrë që të mirren vesh.
“Fitore, qeshtu, qeshtu i kanë shkruajtur, babai yt, se vëllau nuk është lajmëru deri vonë. Po na e merr pasurinë, përgjigjen i’a ka kthye, e i ka thënë nuk përzihem në ato punë…”.
Veliu me lot në sy, e shumë i emocionuar thotë se sipas dokumenteve Ramiz Pacolli e ka blerë pronën në fjalë në vitin 2014, por pavarësisht kësaj Ismajl Veliu nuk ka qenë në dijeni e ka vazhduar ta punoj tokën, edhe shumë vite të tjera.
“Më ka bë hajn, më ka bë ozurpues.. kjo punë po zhagitet. Shkaku i kësaj toke, djali jem ka ik e ka shku në Gjermani”.
VIDEO: