Njëri nga tre policët e kidnapuar nga serbët u kthye nga pushimi mjekësor në punë, kishte probleme me astmë

11:51 – Sot

Shpërndaje në

Shemsi Mustafa, njëri nga tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe, ishte në pushim mjekësor përpara situatës së tensionuar në veri. Megjithatë, ai ishte kthyer në punë në mes të pushimit mjekësor, përkundër që ishte i diagnostikuar me astmë dhe po merrte trajtim për të në baza ditore.

Gazeta Insajderi e ka mësuar një gjë të tillë nga familjarët, të cilët në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur se ende nuk janë kontaktuar nga polici Mustafa.

Sipas familjarëve, në rast të mos-marrjes me rregull të trajtimit, gjendja e policit mund të përkeqësohet.

Mediumi ka arritur të sigurojë diganozën e Shemsi Mustafës, vërtetimin mjekësor, testet, ekzaminimin e mushkërive dhe medikamentet e nevojshme për trajtimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Familjarët, më tej, kanë bërë të ditur se janë kontaktuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, zyrë kjo prej së cilës janë njoftuar se ende nuk janë në dijeni për vendndodhjen e Mustafës dhe dy kolegëve të tij, që u kindapuan nga forcat serbe në Trasevë/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Lexo edhe:  Ngacmohet vajza 9-vjeçare në rrjete sociale, babai i saj kërkon ndihmë nga Policia