Thyhet shtëpia e mërgimtarit në Sllatinë, ata po dyshojnë tek rrethi i afërm!

Javën e kaluar hajnat kanë thyer një shtëpi në Sllatinë. Familja Shala po darkonte jashtë në momentin kur kishte ndodhur rasti. Hajdutët nuk kanë marrë asgjë, përveç dëmeve material që kishin shkaktuar, por familjarët shprehen të shqetësuar nga kjo ndodhi.

Fatmir Shalës, i cili kishte ardhur për pushime verore nga Gjermania, iu thye shtëpia të gjatë kohës që ishte në një darkë me familjen.

Ai ka rrëfyer për Tëvë1 për momentin kur e kanë kuptuar se në shtëpinë e tyre janë futur hajnat.

Hajdutët nuk kishin marrë asgjë, por prapa kanë lënë frikën që po i përcjell pesë fëmijët e tij.

“Fëmijët janë shqetsua, po ndihen jo si në vend të vet, janë ftoh prej vendit të vet. Tash ti po i ki pushimet verore, po shkon me ni vend me u kënaq, e vjen në Kosovë përballesh me hajna, si fëmijë është shumë e keqe”, u shpreh Shala.

47 vjeçari tregon se ka dyshimet e tij në rrethin ku ai jeton.

“Unë e di që dikush është i rrethit, se ai i huaji nuk di me ardh. E ceka edhe më herët që kemi qenë në restorant, tash e kem ni ndjenjë që gjithmonë kemi qenë në përcjellje. Dikush i ka dërgu, dikush ju ka thënë shkoni ju se këta janë atje, ku po e di unë atë procedurën e tyre qysh e kanë”, ka shtuar ai.

Rasti mënjëherë është paraqitur në polici, mirëpo deri tash nuk ka ndonjë person të dyshuar.

Lexo edhe:  Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë