Stresi: Ishalla s’ka luftë, por emri im do të jetë i pari në listë për Kosovën – jam nip i Istogut

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, pas tensioneve në veri është shprehur i gatshëm që në rast lufte me Serbinë, do të luftojë për Kosovën.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk e besonin që ai do të bëj një veprim të tillë.

Por, Stresi ka zbuluar se ka diçka që e lidh me Kosovën.

Me një koment të bërë në Facebook Stresi për herë të parë ka zbuluar se nëna e tij është me prejardhje nga Kosova, gjegjësisht nga komuna e Istogut.

Ai shtoi se vjen nga një familje luftëtaresh me breza dhe se nëse ndodh luftë në Kosovë, emri i tij do të jetë i pari në listë.

“Shoh shume komente lloj lloj njerzish, disa nuk e din qe nena ime e shtrenjt eshte prej istogu e dajt aty i kom, un vi prej familje luftetaresh me breza, Ishalla ska luft por emri im do jet i pari ne liste per kosoven tone”, shkroi ai.

Lexo edhe:  Noizy dhe Stresi u përqafuan dje, por ky është i riu që dergjet në koma prej 12 vitesh nga sulmi mes fansave të OTR dhe TBA