Vdekje e dyshimtë në Prizren, djali njofton policinë se babai iu alivanos në lokal
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Policia ka pranuar një informacion rreth orës 15:12 minuta ku ankuesi kosovar ka njoftuar se babai i tij ishte alivanosur derisa ishte në lokalin e tij.
Në vendngjarje kanë dalë ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”
Ky është njoftimi i plotë:
HETIM I VDEKJES (Rasti #2023-GL-222) 05388
Fsh. Lutogllavë, Prizren (DM 784/741) 12.05.2023 – 15:12. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se babai i tij derisa ishte në lokalin e tij është alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime