Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica dhe në shumë zona edhe me mjegull. Ka mundësi që në disa zona mjegulla të qëndrojë më gjatë. Gjatë ditës me diell në viset ku nuk do të ketë mjegull dhe temperatura maksimale parashihet rreth 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në zonat me mjegull do të jetë më ftohtë.

E Enjta sjellë vranësira e rrallëkund ndonjë reshje të shkurtër atmosferike.

Të premten dhe të shtunën na pret mot i ndryshueshëm, me reshje të herëpashershme lokale shiu, shqote e bore ,ndërsa të dielën përmirësim i motit dhe rritje e temperatures ditore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Burri në Fushë Kosovë i jep dajak gruas së tij, ajo përfundon në spital e ai në polici